Nga Osman Stafa
Vdekja e turpshme e politikes!?
Kohe tradhetish dhe pengjesh…
A do mundet Lulzim Basha te shpetoj politiken shqiptare si institucion per qytetaret apo ….
Humbja e besimit, deshtimi ekonomik dhe rrenimi i institucioneve jane drejte perdrejte
pergjegjesi dhe deshtim i politikes.
Sot politika ka hequr dore nga morali. Misioni i saj nuk eshte ne sherbim te qytetarit, por te tregut dhe oligarkise ekonomiko politike.
Politika shihet si nje mjet per te arritur qellimin dhe jo si mision…
Ne çdo dite konstatojm se delitantizmi ka pushtuar tregun politik shqiptar.
Parlamenti i sapo mbyllur u karakterizua nga nje mungese e theksuar identiteti individual, deficence te theksuar ekonomike, pse jo dhe injorance te frikshme juridike dhe mungese te theksuar intektuale dhe qytetare.
Rikthimi i dinjitetit te politikes si mision dhe pergjegjesi eshte sfide.
Ne Shqiperi gjithkush tenton te prodhoje politike, perveç politikaneve qe prodhojne interesa, konflikt dhe pushtet.
Mediat nuk transmetojn lajme, por bejne politik, apo prodhojne ngjarje politike nepermjet lajmit.
Media tashme e ka humbur misionin pushtetin e saj te kritikes ndaj politikes se pushtetit…
Te dy palet jane bere imponuese ndaj njera tjetres ne funksion te qellimit final, pushtetit ekonomik.
Administrata publike tashme eshte nje formacion i mirefillte politik, model pragmatizmi ne funksion te interesit dhe larg te qenit sherbetor te qytetarit dhe te ligjit, pra morali i saj eshte ngjyra e flamurit te partis.
Ne Shqiperi politika eshte ne sherbim te disa individeve dhe jo te sistemit. Sitemi defakto ka pesuar devijim dhe jo deformim.
Pra tashme kemi nje sistem autokratik. Ky eshte realiteti yne.
Ringjallja e politikes mbi moralin sot eshte jetike per funksionimin e sistemit dhe te demokracise.
Polarizimi i shoqerise shqiptare sot eshte fakt dhe nje shqetsim real. Ky realitet nuk eshte loje fjalesh, as politik, por vetvrasje e te sotmes dhe humbje e te nesermes.
Grupet e interesit dhe shoqatat si kundra pesha te pushtetit tashme jan kthyer ne makineri manipulimi te opinionin publik ne sherbim te pushtetit.
Roli i shtetit ka qene dhe eshte percaktues mbi krijimin e lobingjeve prane dhe me pushtetin dhe jo rregullator ne jeten ekonomiko shoqerore te vendit. Ky duket nje skenar i detajuar qe ne lindje te sistemit.
Te perzgjedhurit e shtetit kan kapur sistemin, ata jane sot fytyra reale e sistemit. Rritja e frikshme e shpenzimeve qeveritare nepermjet rritjes se buxhetit, rritja e borxhit publik, strukturimi i krimit te organizuar, perdorimi i pandemise si mjet per frikesim dhe manipulim te opinionit publik,
varferimi i shoqeris si dhe imponimi i nje modeli shoqeror,migrimi dhe emigrimi sot nuk jan episode por fenomene te mire organizuara nga qarqe me pushtetin dhe prane pushtetit.
Ne sot po jetojme kohe te veshtira
qe kerkojn vendime tejet te veshtira prej burra shteti.
Ne sot po jetojm kohe tradhetish, pengjesh dhe dhimbje shoqerore.
Kjo duket dhe eshte nje panorame e pergjithshme
e situates politike shqiptare.
Lulzim Basha duket sikur
po “noton” tek lugina e vdekjes.
Çdo ere dhe rryme tashme me
apo pa dashje do perplasen
mbi trupin e tije…!?
Ai gjendet mes djeshmes
histori dhe te nesermes enigme.
Historin nese se njeh te vret,
nese i rrin peng ajo te mer me vete.
…dhe Lulzim Basha duhet
te guxoj sot qe te shpetoj te djeshmen dhe te ndertoj
te nesermen me shprese dhe siguri.
Sekti i rilindjes eshte
perfshire nga pandemia e dashurise “vetvrasese”, ajo po
aktron dramen e lakuriqesis se saj…dhe te mjerimit tone ama!?