BallinaBotaAlarmi i OBSH: Do të jenë 240 mijë të vdekur nga Covid...

Alarmi i OBSH: Do të jenë 240 mijë të vdekur nga Covid në Europë para…

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron Europën se ka përpara një vjeshtë edhe më të vështirë se viti i kaluar, sa i takon pandemisë

Kreu i zyrës për Europën i OBSH-së deklaroi se “Kontinenti i Vjetër” mund të regjistrojë në total mbi 200 mijë viktima nga Covid ende pa hyrë stina e dimrit

Hans Kluge tha në një konferencë shtypi se këto janë projeksione të besueshme mbi bazën e ecurisë së infektimeve të tanishme.

Vlerësimi i këtij projeksioni është që para hyrjes së muajit dhjetor, BE të regjistrojë 230 mijë deri në 240 mijë të vdekur nga Covid.

“Është një projeksion i besueshëm nëse kemi parasysh se numri i vdekjeve vetëm këtë javë është rritur me 11 për qind në Europë”, tha Kluge.

Numri më i madh i vdekje dhe infeksioneve të reja po shkaktohet nga varianti Delta. Kluge kërkoi si zgjidhje përshpejtimin e procesit të vaksinimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular