BallinaKryesoreBasha: Shqiptarët iu besuan demokratëve, duhet të sjellim ndryshimin që u mohua...

Basha: Shqiptarët iu besuan demokratëve, duhet të sjellim ndryshimin që u mohua dhunshëm me 25 prill

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të hënën deklaroi se reformimi i PD-së duhet të bëhet në funksion suksesit të betejës, kundër këtij regjimi të korruptuar dhe, për të sjellë ndryshimin që njerëzit presin me padurim.

Kryedemokrati theksoi se shqiptarët me 25 prill, i besuan demokratëve dhe i dhanë forcë.

Basha tha se demokratët që ne sot përfaqësojmë në këtë sallë, na besuan në proceset e brendshme dhe kërkuan vijimin e përballjes për të shpëtuar demokracinë dhe për të sjellë ndryshimin në Shqipëri.

“Ne kemi detyrën që këtë vullnet të shqiptarëve dhe të demokratëve ta kthejmë në aksion politik. Prandaj sot, jemi mbledhur për të përfunduar këtë fazë të parë të reformimit tonë të brendshëm në funksion të suksesit të betejës tonë kundër këtij regjimi të korruptuar, dhe për të sjellë ndryshimin që njerëzit presin me padurim dhe që ju mohua dhunshëm në 25 prill”, tha Basha

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular