Këshilli i ri Kombëtar ka miratuar sekretarët e PD-së për katër vitet e ardhshme.
Ndërkohë, në selinë blu është shtuar edhe numri i sekretariateve, nga 4 në 11 të tilla. Kështu, Ervin Minarolli, i cili deri tani ka mbajtur sekretarinë e burimeve njerëzore, tani më do të marrë sekretarinë e organizimit, post i cili mbahej nga Sahit Dollapi që u largua pas zgjedhjeve.
Ndërkohë, sekretar i burimeve njerëzore është bërë Arta Sakja. Një vëmendje të veçantë Basha duket se do t’i japë organizimit dixhital. Kreu i PD-së i ka besuar anëtarit të Kryesisë, Endri Hasa, sekretarinë e organizimit dixhital. Po ashtu, Basha duket se do të jetë në të njëjtin hap me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që është zotuar që në zgjedhjet e ardhshme të mundësojë votimin e emigrantëve. E për të pasur marrëdhënie më të forta me diasporën, Basha i ka besuar Belind Këlliçit sekretarinë për marrëdhëniet me Diasporën.
Lulzim Basha ka vendosur që të mos lërë më në sekretarinë e çështjeve ligjore Çlirim Gjatën, duke ia kaluar Ivi Kasos, sekretarit për çështjet zgjedhore edhe përgjegjësinë për çështjet ligjore. Ndërkaq, po ashtu për të pasur adresim më të mirë të çështjeve të pronave dhe të përndjekurve, Basha ka vendosur të krijojë dy sekretari përkatëse. Çështja e të përndjekurve do të drejtohet nga Jonila Godole, ndërsa çështja e pronave nga Ledina Mandia.
SEKRETAR I PËRGJITHSHËM
Gazment Bardhi
KRYETAR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE
Edi Paloka
KRYETAR I KOMISIONIT TË APELIMIT, INTEGRITETIT DHE ETIKËS
Flutura Açka
KRYETAR I KOMISIONIT ZGJEDHOR
Jemin Gjana
SEKRETARIATI EKZEKUTIV I PARTISË:
- SEKRETAR ORGANIZATIV — Ervin Minarolli
- SEKRETAR BURIMEVE NJERËZORE— Arta Sakja
- SEKRETAR PËR EMIGRACIONIN DHE DIASPORËN —Belind Këlliçi
- SEKRETAR PËR PRONARËT DHE CESHTJEN E PRONAVE- Ledina Mandia
- SEKRETAR PËR KLIMËN E BIZNESIT – Flamur Hoxha
- SEKRETARE PËR TË PËRNDJEKURIT POLITIK- Jonila Godole
- SEKRETAR PËR ÇËSHTJET LIGJORE DHE ZGJEDHORE- Ivi Kaso
- SEKRETAR PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN – Greta Bardeli (Gjoni)
- SEKRETAR I KOORDINIMIT ELEKTORAL – Taulant Zeneli
- SEKRETAR PËR ORGANIZATAT PARTNERE – Orjela Nebiaj
- SEKRETAR PËR ORGANIZIMIN DIXHITAL – Endri Hasa