BallinaBota"Muret u lyen me gjak"/ Prisnin të transferoheshin në SHBA, droni amerikan...

“Muret u lyen me gjak”/ Prisnin të transferoheshin në SHBA, droni amerikan vret 10 anëtarë të familjes në Kabul

Një sulm amerikan me dron pranë aeroportit të Kabulit përfundoi duke vrarë 10 anëtarë të një familje, përfshirë gjashtë fëmijë. Të 10 -të u vranë kur një makinë e parkuar në shtëpinë e tyre u godit nga një shpërthim të Dielën

Familjet Ahmadi dhe Nejrabi kishin paketuar të gjitha gjërat e tyre, duke pritur që të shoqëroheshin në aeroportin e Kabulit dhe përfundimisht të transferoheshin në Shtetet e Bashkuara, por “mesazhi që Uashingtoni dërgoi” ishte një raketë në shtëpitë e tyre në një lagje të Kabulit.

Sulmi i së dielës pasdite me dron, për të cilin SHBA-të pretenduan se ishte kryer mbi një objektiv të Shtetit Islamik në Provincën Khorasan (ISKP, ose ISIS-K), vru 10 anëtarë të familjeve, të moshës nga 2 deri në 40 vjeç.

Aimal Ahmadi, mbesat dhe nipërit e të cilit ishin në mesin e të vrarëve, është ende i zemëruar.

“Ata ishin fëmijë të pafajshëm, të pafuqishëm”, thotë ai.

Për orë të tëra, ai dhe pjesa tjetër e familjes së mbijetuar duhej të dëgjonin mediat afgane dhe ndërkombëtare që u referoheshin të dashurve të tyre, eshtrat e të cilëve duhej t’i mblidhnin me duart e tyre, thjesht si objektiva të dyshuar të ISKP.

Ai thotë se vëllai i tij, inxhinieri 40-vjeçar Zemarai, sapo kishte ardhur në shtëpi nga puna. Për shkak se familjet prisnin të shkonin në SHBA, Zemarai i kërkoi njërit prej djemve të tij të parkonte makinën brenda shtëpisë dykatëshe. Ai donte që djemtë e tij më të mëdhenj të praktikonin vozitje para se të mbërrinin në SHBA.

Disa nga fëmijët u futën shpejt në makinë, duke dashur të bëjnë një udhëtim të shkurtër nga rruga në kopshtin e shtëpisë së familjes.

Kur makina u ndal, atëherë raketa goditi“, tha Aimal për Al Jazeera.

Fqinjët duke folur për Al Jazeera thanë se shtëpia, ku djemtë dhe vajzat e vegjël kishin luajtur disa minuta më parë, u shndërrua në një “skenë tmerri”. Ata thanë se gjeten copa mishi të ngjitura në mure. Kockat ranë në shkurre. Mure të lyera me gjak. Xhama të thyer kudo.

Duke folur për një nga djemtë më të vegjël, Farzad, një fqinj tha: “Ne i gjetëm vetëm këmbët e tij.”

Ushtria amerikane tha se kishte në shënjestër një automjet që mbante të paktën një person të lidhur me degën afgane të grupit Shteti Islamik.

Fëmija më i vogël që u vra ishte Sumaya dyvjeçare, dhe fëmija më i madh ishte 12-vjeçari Farzad, tha famil

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular