BallinaBotaVIDEO/Avioni i fundit i SHBA largohet nga aeroporti i Kabulit, talebanët festojnë...

VIDEO/Avioni i fundit i SHBA largohet nga aeroporti i Kabulit, talebanët festojnë me armë: Moment historik

spot_img
spot_img

Pentagoni konfirmon se forcat amerikane tani janë larguar nga Afganistani, duke i dhënë fund kështu luftës 20 vjeçare, ndërsa vendi tashmë është plotësisht nën kontrollin e talebanëve.

Avionët e fundit amerikan u largua nga Afganistani me trupa të ushtrisë dhe stafin e mbetur diplomatik, njoftoi të hënën komandanti i Komandës Qendrore të SHBA, gjenerali Frank McKenzie në Pentagon.

Ky ka qenë “misioni më i madh evakuues jo-luftarak në historinë e ushtrisë amerikane”, thotë gjenerali McKenzie.

Forcat amerikane kanë evakuuar më shumë se 7,500 civilë në ditë, shton ai. Gjenerali Frank McKenzie thotë se SHBA evakuoi pothuajse 80,000 civilë nga Kabuli në javët e fundit. Kjo përfshin pothuajse 6,000 civilë amerikanë.

Largimi i Afganistani shënon fundin e një daljeje të rëndë, kaotike dhe të përgjakshme nga lufta më e gjatë e Shteteve të Bashkuara.

Largimi shënon herën e parë në gati dy dekada që SHBA dhe aleatët e saj nuk kanë trupa në terren në Afganistan, pas 2 trilionë dollarësh shpenzime dhe gati 2,000 trupave amerikane të vrarë.

Ndërkohë sipas BBC janë raportuar edhe të shtëna me armë zjarri, që tregojnë festën e talebaneve.

Pas largimit të amerikanëve një zyrtar i lartë taleban tha: Kemi bërë historinë. Talebanët rikthehen sërish në pushtet, 20 vite pasi u rrëzuan me forcë nga ndërhyrja e SHBA dhe e NATO-s./Gazeta SHQIP

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular