Gjykata e shkallës parë Dibër ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të shtetasit Alfred Debreshi dhe ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”. Ka qenë, prokurori Urim Buci i cili ka kërkuar arrest me burg dhe thellim të hetimeve.
Alfred Debreshi akuzohet se i ka vënë lëndë plasëse mjetit tip “Mercedes Benz” të vëllait të tij Elton Debreshit. Ka prova dhe përgjime ambientale mes vëllezërve ku flasin për ngjarjen dhe e pranojnë atë. Nga të njëjtat burime dyshohet se vëllezërit do ta përdornin ngjarjen për të kërkuar azil jashtë shtetit