BallinaBota“Po ha më pak për hir të vendit”! Diktatori i Koresë së...

“Po ha më pak për hir të vendit”! Diktatori i Koresë së Veriut më “elegant” se kurrë

spot_img
spot_img

Kim Jong Un dukej më “elegant” se kurrë ndërsa shfaqej në një transmetim propagandistik këtë javë. Në pamjet e publikuara duket se diktatori i Koresë së Veriut ka humbur disa kilogramë pasi pjesa e lëkurës që i varej në qafë tashmë mungon.

Ai u shfaq në televizionin shtetëror ndërsa ecte përballë një stende ku qëndronin me qindra nxënës shkolle që kishin shikim admirues në sytë e tyre. Teksa diktatori ecte, ata brohorisnin dhe duartrokisnin gjithë entuziazëm ndërsa në Pyongyang festohej Dita e Rinisë.

Spekulimet rreth shëndetit të Kim-it e kanë detyruar qeverinë e vendit që t’i ndalojë thashethemet rreth peshës së tij duke i klasifikuar si akt reaksionar. Vendimi u mor më herët gjatë këtij viti pasi disa foto të publikuara tregonin një rënie drastike në peshë të liderit korean.

Në përpjekje për të shuar thashethemet, një anëtar i partisë ka thënë për mediat se Kim po ha më pak ‘për hir të vendit’ që po lufton me varfërinë duke hedhur poshtë mundësinë që diktatori të ketë probleme shëndetësore.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular