BallinaAktualitetNuk takon Vuçiç?! A është vizita e Merkel në 14 shtator në...

Nuk takon Vuçiç?! A është vizita e Merkel në 14 shtator në Tiranë kundër “Ballkani i Hapur”?

Redaksionale

Kancelarja Angela Merkel viziton Shqipërinë më 14 shtator. Ajo ka zgjedhur pikërisht vendin tonë për të takuar liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të ‘Procesit të Berlinit’. Kjo vizitë e saj duhet më shumë kundër nismës së treshes Vuçic-Rama-Zaev për “Ballkanin e Hapur: e cila po le pas dore procesine  Berlinit e inicuar nga Kancelarja. Objektivi është të vlerësojë shkallën e reformave që rrjedhin nga Procesi i Berlinit dhe kontributin e tyre në rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe përmirësimit të politikëbërjes në Ballkanin Perëndimor ku në fakt rezultatet lënë shumë për të dëshiruar sepse asnjë nga vendet nuk ka bërë punën e duhur.
Kjo në fakt paralajmërohet dhe nga eksperti gjerman Toby Vogel i cili “Ballkanin e Hapur” e hapur e konsideron sfidë ndaj BE si dhe nja ambicie të Vuçiç për të qenë lider rajonal. Kjo kuptohet po ndodh me ndihmën e Edi Ramës kryeministrit të Shqipërisë!
Toby Vogel, analist pranë Këshillit të Politikave Demokratizuese, një këshill me bazë në Berlin që ofron ekspertiza në fushën politike dhe ekonomike beson se për Edi Ramën dhe Aleksandër Vuçiç, nisma “Ballkani i Hapur” është një truk publik me anë të të cilit synojnë të tregojnë fuqinë personale në rajon përballë impotencës së Bashkimit Europian për të vepruar.
“Prej kohësh Vuçiç po përpiqet që të diversifikohet dhe të fuqizojë marrëdhëniet në rajon, që të mos quhet kampion vetëm për serbët. Ambicia e tij është më e madhe. Ai e sheh veten si lider rajonal dhe sigurisht, duke qenë lider i serbëve e ndihmon, por mendoj se në rastin e parë që roli i tij si lider i serbëve do të përplaset me atë si lider rajonal, ai do të zgjedhë këtë të dytën”, thotë Vogel në një intervistë për Euroneës.
“Ndasitë janë të thella. Etno-nacionalizmi gjigant shqetëson ende Ballkanin Perëndimor. Ky e ka lënë Bosnjen që të jetë e dyzuar për Ballkanin e Hapur. Disa prej udhëheqësve në Malin e Zi gjithashtu, si Milo Gjukanoviç janë kundër, duke e cilësuar këtë nismë si nxitëse të nacionalizmit serb në rajon. Këto çështje nuk mund të zgjidhen vetëm me qasje ekonomike”-, beson Vogel. Vogel thotë se “Ballkani i Hapur” nuk mund të jetë një çmim mjaftueshëm ngushëllues për të zëvendësuar anëtarësimin e BE.
Mësohet se ky takim në Tiranë është edhe një tentativë e fundit që Merkel t’i japë një shtytje partisë së saj, Unionit Kristian-Demokratik (CDU), në zgjedhjet që pritet të mbahen më 26 shtator.
Mes të tjerash bëhet e ditur se kancelarja në këtë vizitë në Shqipëri do të takojë të gjithë liderët e shteteve ballkanike, ku do të mungojë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, pasi bëhet fjalë vetëm për drejtues qeverie. Ta paktën ky është argumenti, porse dicka tjetër fshihet në këtë histori.
Kjo është hera e dytë që Merkel vjen në Tiranë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular