Jalili Salehi dhe Gulsom Saberi prej tre netësh ndodhen në Tiranë dhe shprehen se i kanë fituar tmerrit në Afganistan, pas marrjes së pushtetit nga talebanët. Ata në emisionin “Breaking” shprehen se janë ndjerë të suprizuar për kushtet dhe pritjen në Shqipëri.
Jalili Salehi është me profesionin gazetar, ai i shpëtoi ferrit të Talebanëve, por meraku i tij është fakti se pjesa më e madhe familjes së tij ndodhet atje dhe nuk i dihet fati i tyre.
“Kemi parë vdekjen me sy atje. Duhet të kuptoni njerëzit i kanë shpëtuar vdekjes dhe kanë bërë vdekjen me sy atje. Kërkesa ime për Shqipërinë dhe njerëzit e gjithë Europës, ti mirëprisni dhe të silleni mirë dhe t’i ndihmojnë ato”, shprehet ai.
“Frika ime e madhe është që ti humb familjarët e mi, telabanët nuk janë të njerëzishëm, mund të merren dhe torturohen dhe vriten. Jemi shumë mirënjohës për mikpritjen dhe bashkëpunimin për rast nevoje. Atje kam vëllanë dhe motrën. Vëllait i kam lënë dokument atje dhe ia kanë marrë, kam frikë se mund t’i ndodhë ndonjë gjë atyre nga talebanët”, tha ai për “Breaking”.