Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 11°C në 25°C, në zonat e ulëta nga 18°C në 30°C dhe në zonat bregdetare nga 20°C në 31°C.
Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë deri në 4 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 11°C në 23°C dhe në zonat e ulëta nga 13°C në 26°C.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës: