Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të joshë ish-ministrat duke i ofruar poste sekretarësh, e mos i propozuar sërish në qeverinë e re.
Etilda Gjonaj, Blendi Klosi, Anila Denaj janë pjesë e sekretariatit të PS-së
Kryeministri Rama i ka dhënë një detyrë të re Ditmir Bushatit në PS. Rama tha se do të bëhet një riorganizim i plotë i Sekretariatit të Partisë si edhe Akademisë së Partisë Socialiste. Në lidhje me këtë të fundit do të ketë një detyrë edhe për Ditmir Bushatin, i cili do të jetë pjesë e akademisë.
Krahas tij, në Akademinë e PS-së do të jenë Servet Pëllumbi, Et’hem Ruka, Lindita Nikolla, Arbër Mazniku dhe disa ekspertë të huaj.
Rama tha se sekretari i organizativ i PS do të jetë Blendi Klosi, ndërsa postin e sekretarit digjital do ta mbajë Etjen Xhafaj.
Anila Denaj do të jetë përgjegjëse për Burimet Njerëzore në PS, kurse Etilda Gjonaj do të jetë Sekretarja për Çështjet e Gruas.
Drejtuesit e rinj të PS, ja sekretarët e rinj
Sekretari Organizativ të PS Blendi Klosi
Sekretai i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri
Sekretari Dixhital, Etjen Xhafaj
Sekretari i Burimeve Njerëzore Anila Denaj
Sekretare e Gruas, Etilda Gjonaj
Sekretare e Marrdhënieve Ndërkombëtare, Romina Kuko
Sekretare e Rinisë e PS, Bojkena Basha