Një 25 vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Vlorë, pasi dyshohet se është rrëzuar nga një anije turistike.
E reja nuk është identifikuar ende nga policia, teksa dyshohet se ishte në gjendje të dehur. Ndërkohë policia ka arrestuar një punonjës të anijes.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” të shtetasit A. G., 47 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, mengjesin e sotëm, nga anija turistike ku ishte i punësuar, dyshohet se është rrëzuar një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. Vijon puna për identifikimin e saj”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshem