BallinaAktualitetEMRAT/ Vakancat në KLP, kush janë 5 prokurorët që kanë shprehur interes...

EMRAT/ Vakancat në KLP, kush janë 5 prokurorët që kanë shprehur interes për të qenë anëtarë

spot_img
spot_img

– Pesë prokurorë kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Procedura e shprehjes së interesit për kandidatë në KLP e shpallur nga Prokurori i Përgjithshëm Z. Olsian Çela, tashmë është mbyllur dhe pritet të bëhet verifikimi i dokumentacionit.

Në përfundim të afatit të përcaktuar, datë 03.09.2021, kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar prokurorët nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm si më poshtë:

-Deniona Katro, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;

-Zeqir Hoda, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;

-Sokol Stojani, prokuror, Prokuroria e Përgjithshme;

-Elona Alvora, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë;

-Ludovik Doda, prokuror, Prokuroria e Apelit, Durrës

Nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme brenda 7 ditëve nga përfundimi i afatit për dorëzimin e shprehjeve të interesit, do të bëhet verifikimi i dokumentacionit dhe kushteve ligjore.

Pas përfundimit të kësaj procedure kandidaturat do të shpallen në faqen zyrtare, për të vijuar me organizimin e mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve pas thirrjes të saj nga Prokurori i Përgjithshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular