Televizioni “Klan” ka kërkuar të marrë 20 gazetarë dhe operatorë afganë. Kështu tha gazetari Blendi Fevziu gjatë intervistës me kryeministrin Edi Rama, mbrëmjen e djeshme.
Kryeministri Edi Rama e mirëpriti si vendim dhe kërkoi që të merren sa më parë për të rritur nivelin e gazetarisë.
Më tej ai vuri theksin te formimi i gazetarëve afganë dhe tha se ata kanë mbaruar studimet në Amerikë e se kanë punuar në media prestigjoze.
Blendi Fevziu: Klani mesa di unë ka kërkuar të marrë 20 gazetarë afganë, operatorë për të punuar këtu. T’i mirëpresim edhe të punojnë.
Edi Rama: Merrini një orë e më parë që të rrisni nivelin. Më kanë bërë shumë përshtypje, janë gazetarë që kanë punuar për gazetat më të mëdha të botës dhe janë gazetarë edhe të një mediaje që ishte më e madhja afgane që janë të gjithë me anglisht dhe me studime në Amerikë. Kështu që merrni sa të mundni.