BallinaAktualitet“Komunistët na morën mbi 4 kuintalë flori”! Rrëfimi prekës i Sherif Merdanit:...

“Komunistët na morën mbi 4 kuintalë flori”! Rrëfimi prekës i Sherif Merdanit: Vëllanë 6-muajsh e çoja në qeli në -10 gradë që t’i jepte nëna gji!

spot_img
spot_img

Artisti dhe këngëtari i njohur Sherif Merdani u nda nga jeta pak ditë më parë në moshën 81-vjeçare, si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Në një intervistë të dhënë një vit më parë ai do të rrëfente kalvarin e vuajtjeve të familjes së tij në regjimin komunist.

Ndër të tjera Merdani kujton si e dënuan babanë e tij me 15 vjet burg dhe i morën 4 kuintalë e gjysmë flori. Një episod shumë prekës është ai kur Merdani në moshën 10-vjeçare çonte në burg vëllanë e vogël vetëm 6 muajsh, që t’i jepte gji e ëma.

 

 

“Mua më quajnë Sherif Merdani, një ish-i burgosur politik, por si personazh jam produkt i dy njerëzve që përfaqësojnë dy kultura të ndryshme në Shqipëri, baba është korçar dhe nëna shkodrane. Këtë personazh (Enver Hoxhën) familjet Merdani nuk e pranonin të futej në Shtëpi. Them se kjo u bë shkak Qemal Merdanin, babën tim e dënuan 15 vjet, dhe ndërkohë që ai bënte gjyqin, fare afër këtu është një fushë dhe unë luaja futboll me shokët e mi. Isha 7-8 vjet, nuk e kuptoja fare se çfarë po ndodhte në jetën tone, familjen tone. Babën e dënuan dhe i morën 4 kuintalë e gjysmë flori. Ne na kishte lënë baba një lope të madhe që e kishte marrë në Shkodër. E shitëm lopën dhe e paguam. Pas një muaji na erdhi përsëri taksa. Atëherë morën edhe nënën në burg. Këtu kemi një dramë që nuk e besoj ta keni dëgjuar. Vëllai i vogël ishte 6-7 muajsh dhe unë Sherifi 10 vjeç, e merrja të mbështjellë e çoja në burgun e Korçës, i jepte gji nëna në mes të dimrit -10 gradë, dhe e ktheja përsëri në shtëpi”, tregon ai në këtë intervistë biografike të titruar anglisht.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular