BallinaKryesore"Ministra vetëm për të firmosur, Dr. Besnik Jakaj: "Rama 3", kabineti më...

“Ministra vetëm për të firmosur, Dr. Besnik Jakaj: “Rama 3”, kabineti më medioker në historinë e Shqipërisë

spot_img
spot_img

Nga Dr. Besnik Jakaj
Sistemi politik pluralist demokratik, ka në themel të saj zgjedhjet konkuruese që partitë politike me ambicie qeverisese bëjnë.
Partitë politike hartojnë programin sektorial, përzgjedhin përfaqësuesit më të spikatur të shoqërisë me integritet të lartë profesional, moral e shoqërorë.
Ky ekip me program qeverisës paraqet e shpjegon programin sektorial qeverisës përpara qytetareve, qytetarët sigurisht që votojnë për programin dhe ekipin më të mirë dhe bindës për qeverisjen e vendit.
Në zgjedhjet e 25 prillit 2021 në vendin tonë nuk ndodhi kjo, u përdor pushteti, administrata, bandat, paratë e buxhetit, pandemisë, termetit, krimit, drogës e gjithçka tjetër për të blerë, manipuluar e tjetërsuar voten e qytetarëve, gjë e cila u realizua me shumë sukses…
Në fakt nuk mund të ndodhte ndryshe!!, e për pasojë kemi qeverinë e prezantuar dje nga Rama.
Po të analizosh kabinetin për nga pikëpamja e CV, integritetit profesional e moral, janë nën mesataren e çdo sektori, por edhe nën mesataren e shoqërisë, me pak fjalë për sa i përket aftësive profesionale, integritetit moral e shoqërorë, një kabinet të tillë mund ta prodhojë çdo bashki, njësi administrative, qytet e katund.
Por ky kabinet ka një specifike shumë të veçantë, të studiuar e testuar deri në detaj, janë të aftë të shkelin ligjin menjëherë sapo ta thotë Rama, sepse nuk e njohin ligjin e as parimin moral e profesional, thjesht njohin Ramen, e kjo mjafton për tu bërë minister!!!
Kabineti është thjesht një tufë individësh që janë të gatshëm të firmosin të bindur pa pytur, pa diskutuar e pa menduar se të gjitha këto i bën shefi…
Këta janë vetëm për të firmosur.
Këtë qeveri fatkeqësi, prodhuan zgjedhjet e vjedhura, të manipuluara e të tjetërsuara, sepse nuk duhen kapacitete qeverisëse sektoriale për mirë qeverisje profesionale, por duhen vetëm velina që firmosin, pasi qeveria jonë nuk ka detyrim për qytetarët ka detyrim vetëm për bandat, trafikantët, oligarkët e patronazhistët, E këta të fundit, nuk duan e as nuk kanë nevojë për qeveri me kapacitete profesionale e integritet moral.
Ata duan e ju duhet thjesht firma.
Ky është kabineti më medioker në historinë e Shqipërisë, shqiptarët janë përball kësaj fatkeqësie!!!
Pyetja është, a do ta pranojmë në heshtje të nënshtruar e të turpëruar, e do vazhdojmë të largohemi çdo ditë e më shumë nga vendi jonë, për shkak të keq qeverisjes  paaftësis e padrejtësisë?!?
Apo të bashkohemi për dinjitet, për veten, vendin e brezat, koha nuk pret…
Çdo sakrificë ja vlen për demokracine, drejtësinë, dinjitetin, vendin e brezat.
Unë besoj fort në demokraci, drejtësi e vlera, për to ja vlen të luftosh çdo ditë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular