BallinaKryesoreVeliaj i Bashkisë është Doktor Rrena

Veliaj i Bashkisë është Doktor Rrena

spot_img
spot_img

Nga Basir Çollaku

“Kur kam qenë 10 vjeç, kam qenë emigrant, kam ecur tre ditë e netë në këmbë maleve për të shkuar në Greqi, për të realizuar ëndrrën të bëhesha futbollist” . Ky ishte xhevahiri i gënjeshtrës së Erion Veliajt në këto muaj të këtij vitit të pambyllur, teksa përralliste heroizmin e tij të sakrificës, në një tur propogande mes refugjatëve afganë të sapoardhur në Shqipëri. Duke qeshur po deklaronte se në moshën 10-vjeçare, në kohën e diktaturës, trimërisht paska thyer kufirin dhe rojet vrasëse për këdo që kalonte matanë, e paskan falur udhëheqësin e nesërm të Bashkisë së Tiranës. Nuk tregoi bashkëthyesit e kufirit, ia dolën ata së bashku të bëheshin të mëdhenjtë e topit në vendin fqinj. Mos u vra ndonjëri prej tyre dhe 10-vjeçari Veliaj mposhti ushtrinë komuniste e shpëtoi të gjithë të tjerët. Ndoshta ky do të jetë serial mëvonshëm i Veliajt, ndryshe, Doktor Rrenës. Nuk e detyron askush, por nuk di të bëjë dhe sillet ndryshe. Nëse do të kishte një garim global, konkurs ndërkombëtar, se kush do të gënjente më shumë, më gjatë, më shpesh, më paturpësisht, pacipësisht, neveritshëm, kanibalisht, dreqërisht, përpjekjet e çdo pretenduesi për të marrë një vend të parë, do të shuheshin, sepse ai çmim, është krejtësisht i zënë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Aty ai nuk konkurohet. Ka master, e doktoraturë, ka tituj shkencorë në këtë lëndë turpëruese për njeriun. Nëse do të ishte në hesapin e tij individual, askush nuk do kishte ngenë të merrej me të, se fundja do kishte ngelur në ndonjë hu, gjatë karrierës së mashtrimeve. Treva të ndryshme kanë përcaktime të ndryshme për modelet e suksesit në mashtrim dhe gënjeshtër. Ky është nana e rrenës, ky rren dhe Zotin, ky rren edhe veten. ADN e këtij individi, nuk është aspak më tepër se ajo e një gënjeshtre të panderprerë lëvizëse, pavarësisht kohës dhe motit. Arsimimi në USA është një nga paaftësitë e mashtrimit publik, të cilin ka mundur ta mbulojë me një mungesë sinqeriteti të Minsitrisë së Arsimit, e cila nuk e gjen gjëkundi diplomën amerikane të konvertuar. Përpos kësaj në kohët e pretenduara nga kryebashkiaku se po shkollohej në Amerikë, ai gjendej njëherësh dhe në Kosovë, e në Shqipëri, me projekte kryesisht të shoqërisë së tutorit të tij Soros. Duke iu referuar deklarimeve të tij publike, pasi ka dështuar për dy vite në Greqi, kthehet sërish në atdhe dhe aty vendos të kontribuojë në ekonominë e tij dhe familjes. Ashtu siç ka përcjellë sakrificën e tij si punëtor i madh në moshë njomcake, pohonte se si 12-vjeçar, kishte shitur fiq, duke mos saktësuar sa gjatë dhe sa kilogramë, ndonëse është një moshë ku më tepër e ke mendjen për të ngrënë se për të shitur. Por doktor Rrena, di më tepër. Tashmë në këto udhëtime të shumta si të pavërteta, të jetëshkrimit të tij, mundi të tërhiqte vëmendjen e njerëzve, rekrutë të modeleve të tilla. Duke pasur nota ekselentë në servilizëm dhe zvarritje, përpiqej të thoshte se dhjetori viteve të pluralizmit në vitet 90, është një vepër e shefit të tij 3D, Edi Ramës, ndonëse Rama gjendej në Greqi atje ku Veliaj u “bë” futbollist 10-vjeçar pas arratisjes nga regjimi diktatorial. Doktorr rrena pati sukses me vozitjen “Mjaft” ku shante me libër shpie paraardhësin e Ramës e kështu hyri në axhendën e shërbyesit të radhës. Pasi u mjaltos bashkë me shefin me Georg dhe Aleks Soros, duke plotësuar kriteret e tyre të karrierës, u bë deputet, minsitër, sot kryebashkiak. Tani Doktor rrena ka hyrë në udhën e moskthimit. Në fushat përbetohej se Tirana do ishte tjetër dhe kokërr leje ndërtimi nuk do të jepte. Pa mbushur muaj e tani në mandatinn e dytë si kryebashkiak të Doktor rrenës, Tirana është bërë, kufomë lëvizesë, qytet i pabanueshëm. Miliona metër katror ndërtim, zhduku kujtesën, identitetin, trashëgimin e kryeqytetit, me kinema, teatër, banesa qindravjeçare, destinacione turistike të trashëgimisë kulturore. Mafia dhe bandat, ortakë të tij dhe shefit të tij, firmosin me dorën e tij, çfarë të duan. Doktor Rrena pasi varrosi hetimin për vrasjen e të riut Ardit Gjoklaj në Sharrë ku duhet të ishte i pandehur, nguli në çdo oborr kopshti e çerdhje nga një pallat. Mashtroi me të quajturin ‘pyll orbital’ me një grusht pemë, hoqi palmat e thjara nga Kamza në Kashar dhe mbolli një pishte 6 milionë e 370 mijë lekë copën, duke mbyllyr me marifete hetimin, hapi vend në zonat e gjelbëruara si te ‘Kopshti botanik’ dhe në zonën e liqenit, duke mbjellë beton pafund kudo. Ka futur nën sqetull mediat në garë me Ramën, kush të kontrollojë më shumë, e ata bandën duke dhënë kronika dimri në verë, e reklamë kriminale për të pandehurin e munguar. Natyrisht janë pafund tendera, prona e punë publike të masakruara nga Doktor Rrena i Bashkisë Tiranë, të cilat prokuroria nuk ka pasur deri më tani këllqet e duhura t’i hetojë. SPAK ndihet ende i kompleksuar nga Doktor Rren Veliaj, pesha e të cilit me sa duket ka zgjatim edhe te vetting, nëpërmjet mikut të tij Xhafa. Mik të cilin e bëri të thyente herësin në zgjedhje por jo Ramën në kryesinë e Rilindjes. Përplasja e tyre, vazhdon para dhe pas kurrizit të Soros, aty shprespjnë të palosin njëri-tjetrin, për të vazhduar fituesi me pushtetin brenda sektit të tyre. Tirana është shembulli se sa me rrezik është funksioni publik, qyteti apo vendi i adminitruar nga Doktorr Rrena. Drejtësia duhet ta detyrojë të përballet me bëmat, abuzimet, akuzat, aferat, dosjet e shumta doktor Rrenë Veliajn. Nëse jo, ata janë vartës të tij dhe meritojnë të jenë të bashkëpandehur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular