BallinaKronikeEMRAT/Policia zbardh skemën e linjës së trafikimit, kush janë dy motrat biznesmene...

EMRAT/Policia zbardh skemën e linjës së trafikimit, kush janë dy motrat biznesmene që strehonin…

spot_img
spot_img

Policia e Tiranës ka arrestuar pesë persona gjatë një operacioni të koduar “COMPLEX”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Burimet policore thanë se kanë sekuestruar 72 pashaporta, 37 leje qëndrimi, 2 mjete identifikimi, 2 automjete, një shumë parash dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, arrestuan në flagrancë shtetasit: Sterjo Germenji, 26 vjeç, Anamaria Mihallari, 24 vjeçe, Drita Shehu, 55 vjeçe, Sanije Shehu, 64 vjeçe, dhe Rigers Vejsiu, 26 vjeç.

Sipas bluve, Drita dhe Sanije Shehu janë motra me njëra-tjetrën të cilat kanë në pronësi hotele në zonën e Laprakës, ku edhe strehonin emigrantë të paligjshëm.

Ndërkohë që në bashkëpunim me djalin e shtetases Drita Shehu, pasi u merrnin pagesën, i transportonin në drejtim të Kukësit emigrantët me qëllim kalimin e tyre në Kosovë, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se me mjetet e tyre private kundrejt shpërblimit monetar, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm nga kufiri shqiptaro-grek në zonën e Devollit drejt Tiranës.

Emigrantët e paligjshëm pasi strehoheshin nga shtetaset D. Sh dhe S.Sh (motra me njëra-tjetrën) në hotelet e tyre në zonën e Laprakës, bënin organizimin e tyre në bashkëpunim dhe me shtetasin R. V (djali i shtetases D.Sh) dhe më pas nisjen e tyre kundrejt pagesës, në drejtim të Kukësit me qëllim kalimin e tyre në Kosovë,me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Gjithashtu, këta shtetas, përveç trafikimit të emigrantëve të parregullt, kishin të organizuar edhe një linjë tjetër trafikimi të shtetasve të huaj që hynin me dokumentacion të rregullt në vendin tonë për qëllime turistike apo punë me leje qëndrimi, të cilët pasi hynin në mënyrë të rregullt nga aeroporti i Rinasit, këta shtetas organizonin punën për trafikimin e këtyre.

Këta shtetas dyshohet se gjatë veprimtarisë së tyre disa vjeçare kanë trafikuar një numër të konsiderueshëm emigrant të paligjshëm dhe personave që hynin në vendin tonë me dokumentacion të rregullt.

Në vijim të operacionit, pasditen e djeshme, në hyrje të Tiranës, janë kapur në flagrancë shtetasit S. G dhe A. M., me dy automjete duke transportuar katër emigrant të paligjshëm.

Ndërkohë shtetasit D. N., dhe V. M., dyshohet se udhëtonin me një automjet tjetër përpara me qëllim kontrollin e rrugës, të cilët në përfundim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë”, bën me dije policia e Tiranës.

Materialet proceduriale do ti kalojne Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular