Nikolin Huba, ish kryetari i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës ka mbetur i plagosur me dy plumba në këmbë në rrethana të paqarta mëngjesin e kësaj të shtune në Shkodër.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në afersi të Shkolles Pyjore.
54-vjecari është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Burimet thanë se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Për blutë e Shkodrës, janë ende të paqarta rrethanat në të cilat është plagosur 54-vjeçari.
Policia në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, teksa janë ende të paqarta arsyet e plagosjes.