FOTO/Vrau bashkëfshatarin, arrestohet autori në Tropojë, sekuestrohet arma e krimit

1
262

Policia ka arrestuar autorin e krimit në Tropojë, zjarrfikësin Astrit Ismajlisufaj. Ai vrau me një pistoletë bashkëfshatarin Isat Goçaj për konflikte pronësie.

Pistoleta e tij është sekuestruar.

foto galeri

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tropojë

Kapet në kohë rekord autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur në Çerem.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar shtetasin Altin Ismajlisufi.

Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit, me të cilën autori kreu vrasjen.

Autori i dyshuar po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

1 Koment

  1. … [Trackback]

    […] Info to that Topic: startnews.news/2021/09/04/foto-vrau-bashkefshatarin-arrestohet-autori-ne-tropoje-sekuestrohet-arma-e-krimit/ […]

Comments are closed.