Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Tiranë. Policia njofton se një 26-vjeçare, me iniciale E.T i ka dhënë fund vetes duke varë veten.
“Rreth orës 16:40, në rrugën “Artan Lenja”, dyshohet se është vetëvarur në banesë shtetasja E. T., rreth 26 vjeçe. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.