Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, është duke korrur sukses pas suksesi në tregun muzikor. Por jo vetëm kaq, pasi artistja shqiptare po provon veten edhe në një tjetër fushë, në atë të aktrimit.
Këngëtarja e shumë hiteve të famshme do të luajë në film përkrah Henry Cavill, Sam Rockwell, Bryce Dallas Howard, Bryan Cranston, Catherine O’Hara, John Cena dhe Samuel L. Jackson.
Punët e Dua-s nuk mbarojnë këtu! Gjithashtu Lipa tashmë është imazh edhe i shumë markave prestigjioze, një prej të cilave është gjiganti “Puma”. Dhe pikërisht kjo ka sjellë polemika të shumta në Serbi.
E gjeni dot pse? Shkak për këtë është bërë një “billboard” i Duas në një prej dyqanet e këtij shteti.
Gazeta serbe “Novosti” e nis artikullin e vet duke ngritur pikëpyetje se “si e gjeti veten ky yll botëror, që nuk fsheh idetë e saj nacionaliste, në xhamat e dyqanit për veshje sportive”.
Më pas në shkrimin e kësaj media thuhet se një qytetar ka dërguar një letër në redaksinë e tyre, ku shkruan:
“Si mundet që dikush që përhap gënjeshtra në mënyrë aktive për historinë tonë dhe shqiptarët të shfaqet në reklama në qendrat tregtare vendase. Në këtë mënyrë, populli serb tallet dhe nënçmohet”.
Nga ana tjetër “Puma” ka marrë menjëherë një vendim. Sapo ky lajm është publikuar, imazhi i Duas është hequr nga dyqanet e tyre dhe është zëvendësuar me një tjetër.