Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e një aksidenti të rëndë, si dhe raportohet për shtatë të plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku një tren mallrash është përplasur me një minibus me pasagjerë.
Mediat vendase kanë bërë publike edhe videon ku është filmuar qartë momenti fatal i përplasjes.
Siç vihet re edhe nga pamjet, minibusi nuk e ka parë që po vinte treni, ndërkohë ky i fundit po kalonte shinat e si pasojë ka marrë automjetin përpara.