BallinaBota"Covid nuk do të largohet" / Izraeli po mendon vaksinimin e popullsisë...

“Covid nuk do të largohet” / Izraeli po mendon vaksinimin e popullsisë dy herë në vit

spot_img
spot_img

Salman Zarka, udhëheqësi dhe koordinuesi i qeverisë izraelite për koronavirusin tha se vendi, që ka vaksinuar me dozat e treta 2.5 milionë qytetarë, duhet të nisë përgatitjet për injektimin e dozave të katërta

“Duke pasur parasysh që virusi është këtu dhe do të vazhdojë të jetë këtu, ne gjithashtu duhet të përgatitemi për një injeksion të katërt”, tha Salman Zarka për mediat izraelite.

Ai nuk specifikoi ndonjë afat se kur mund të administroheshin vaksinat e katërta. Zarka tha gjithashtu se vaksina e ardhshme përforcuese mund të modifikohet për të mbrojtur më mirë kundër varianteve të reja të virusit SARS-CoV-2, që shkakton COVID-19, siç është lloji shumë infektiv Delta.

Zarka bëri komente të ngjashme në një intervistë me The Times of Israel muajin e kaluar.

“Nëse nxjerrim mësimet nga vala e katërt, ne duhet të marrim parasysh mundësinë e valëve të mëvonshme me variantet e reja, siç është varianti Mu nga Amerika e Jugut”, tha ai.

“Duke menduar për këtë dhe zbehjen e antitrupave, duket për çdo disa muaj, mund të jetë një herë në vit, ose pesë apo gjashtë muaj – do të kemi nevojë për një vaksinë”, tha ai.

Zarka tha se ai pret që deri në fund të vitit 2021, ose në fillim të vitit 2022, Izraeli do të fillojë injektimin e dozave të vaksinave që janë përshtatur veçanërisht për të përballuar më mirë variantet e reja të Covid.

Izraeli ishte vendi i parë që ofroi zyrtarisht një dozë të tretë filloi fushatën e dozave të treta të vaksinave anti COVID më 1 gusht, duke e shpërndarë atë tek të gjithë ata mbi moshën 60 vjeç.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular