BallinaAktualitetDebati mbi vaksinat, Erion Dasho publikon shifrat: Ja çfarë ndodh kur përdoren...

Debati mbi vaksinat, Erion Dasho publikon shifrat: Ja çfarë ndodh kur përdoren cilësoret

spot_img
spot_img

Eksperti i shëndetit publik, dr. Erion Dasho, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar shifrat mbi rastet e infektimeve dhe humbjeve të jetëve nga Covid-19 në vendet ku janv përdorur vaksinat cilësore, tashmë të certifikuara.

Dasho shkruan se vaksinat nuk mbrojnë 100% nga varianti bazë apo mutacionet që kalon virusi, nuk garantojnë imunitet të përjetshëm, por mbrojnë nga rastet fatale.

Për këtë Dasho sjell si shembull situatën në Izrael dhe Angli, ku janë aplikuar vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca, dhe ku sot pavarësisht numrit të lartë të infektimeve, ka një rënie të konsiderueshme të jetëve të humbura.

“Shifra flasin se vaksinat cilësore si ato që përdoren në Izrael dhe Britaninë e Madhe (Pfizer, Moderna dhe Astra Zeneca) ulin ndjeshëm Rast Fatalitetin prej COVID-it me efektivitetin më të lartë brenda 6 muajve të parë nga momenti i vaksinimit”, shkruan Dasho.

Postimi nga Erion Dasho

Izraeli po jepet rëndom si shembulli i dështimit të programit të vaksinimit kundër COVID-it. Vendi me 90% të popullatës së vaksinuar, përjetoi në datën 1 shtator mbi 20 mijë raste ditore, rekordi më negativ gjatë pandemisë.
Por a është e vërtetë se programi i vaksinimit anti-COVID ka dështuar?

Në se risjellim në vëmendje javët dhe muajt e parë kur lançoheshin vaksinat anti-COVID, të gjithë prodhuesit bënë dy komente të rëndësishëm:

》Asnjë vaksinë nuk mbronte 100% nga varianti bazë dhe kjo mbrojtje pritej të ulej në raport me mutacionet.

》Vaksinat nuk garantonin imunitet të përjetshëm (pak a shumë e ngjashme me vaksinën e gripit e cila aplikohet çdo vit në vjeshtë).

LEXO EDHE  Çmimet e shtëpive në Tiranë si në Milano

Në këto kushte, në Izrael nuk po ndodh asnjë çudi. Thjesht u provua paralajmërimi se vaksina nuk mbron 100% dhe mbrojtja që ajo ofron dobësohet gjashtë muaj pas vaksinimit.

Por, duke i hedhur një sy statistikave të Izraelit, nuk mund të mos bjerë në sy:

》Në janar 2021, mesatarja 7-ditore e rasteve arriti një maksimum prej 8,500 rastesh, ndërkohë vdekshmëria arriti
një maksimum prej 65 vdekjesh me një Rast Fatalitet prej 7.6 vdekje për 1,000 raste.

》Në shtator 2021, mesatarja 7-ditore e rasteve arriti maksimumin prej 10,000 rastesh, por me një vdekshmëri prej më pak se 30 vdekjesh, çka përkon me një Rast Fatalitet prej 3 vdekje për 1,000 raste.

Diferenca në Mbretërinë e Madhe është edhe më e shprehur. Rast Fataliteti në janar ka qenë rreth 21 për 1,000 raste (1,245 vdekje në 60,000 raste), ndërsa në shtator u ul në 3.1 për 1,000 raste (110 vdekje në 35,000 raste).

Përfundimisht në një shoqëri të imunizuar rishtazi si ajo britanike, vaksinimi e ul Rast Fatalitetin midis 6 dhe 7 herë, ndërsa kur kalojnë mbi gjashtë muaj nga vaksinimi (si në Izrael), vaksinimi e ul Rast Fatalitetin rreth 2,5 herë.

Këto shifra flasin se vaksinat cilësore si ato që përdoren në Izrael dhe Britaninë e Madhe (Pfizer, Moderna dhe Astra Zeneca) ulin ndjeshëm Rast Fatalitetin prej COVID-it me efektivitetin më të lartë brenda 6 muajve të parë nga momenti i vaksinimit.

(në vijim, grafikët që krahasojnë ecurinë e epidemisë në Irzael para dhe pas vaksinimit)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular