Analisti Genc Burimi, i ftuar në Çim Peka LIVE, deklaroi se kjo qeveri është thjesht një vazhdim i qeverisjes së mëparshme.
“Kjo është një qeveri teknike, një qeveri kukull,” tha Burimi.
Sipas tij, problemi duhet kërkuar te opozita, pasi kjo qeveri ka nevojë për opozicion të fortë.
“Problemi duhet kërkuar te opozita. Rama mund të përballohet sot nga një opozitë e fuqishme në parlament, me komisione parlamentare.
“Shqipëria është në nivele të frikshme të borxhit, rreth 90 përqind. Borxhi nuk duhet të jetë më shumë se 40 përqind. Ku do gjenden paratë për këtë borxh?
Këtu është gjithë problemi sot, jo te cicmicit e Taulant Ballës apo të Erion Braçes,” tha ai.