BallinaKryesoreOmerta në PS/Majko s'flet më, Bushati nuk bzan ma, Balla i hutuar,...

Omerta në PS/Majko s’flet më, Bushati nuk bzan ma, Balla i hutuar, Braçe belbëzon, Gjiknuri dhe Ahmetaj kanë filluar…

spot_img
spot_img
Nga Florjan Nuri

Pandeli Majko nuk flet më. E ka zënë dhëmballa prej kohësh dhe nuk po e lë…

Ditmir Bushati nuk bzan ma. Nuk i ka mbet me asnjë strofkull ku te strehohet…

Taulant Balla është i hutuar. “U ba ç’u ba lënë mos e cyt ma” po mëson ta zëvendësojëe me “Eee të marsha të keqet eee”.

Erion Braçe belbëzo duke rënkuar. I dhemb shpina nga kala dibrançja që mbajti mbi supe për mbi dy vite në qeveri…

Damian Gjiknuri dhe Ben Ahmetaj kanë filluar të zbërthejnë më tej dhe do të mbrojnë se shpejti doktoraturën me konceptet ‘Burri dhe Besa’. Të dy ia dolën të zbërthenin më së miri kuptimin e plotë fjalës së urtë popullore: “Besa e shqiptarit si purteka e arit”.

Mimi ka filluar të hedhë në letër kujtimet e saj. “Kur luftonim me gjermanin” thuhet se do të jetë titulli i këtij libri.

Lefter Koka ndihet i plotësuar. Për arritjet e tij në këto dy dekada jete aktive në politike. E mbylli me nder karrierën e tij.

As Fatmiri, Saimiri, Blendi, Paulini, etj nuk flasin.

Po pse nuk flasin?

Ka vetëm një shpjegim: janë të kënaqur të gjithë. Secili me kutin e tij!!!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular