Nga 15 ministri që janë në total në qeverinë e re të Edi Ramës, 12 prej tyre kanë ministre gra, mirëpo për analistin Andi Bushati kjo nuk përbën risi.
Kabineti i qeverisë Rama ka në përbërje të tij gra pa karakter, tha Andi Bushati në emisionin “Shock”, duke i cilësuar ministret si “femra që shërbejnë si stoli” dhe që sipas tij janë në atë detyrë vetëm sepse i ka emëruar kryeminsitri Rama.
“Ne kemi parë në qeverisjen e Rilindjes gra që e quajnë shefin Skënderbe, gra që e quajnë artist i përmasave evropiane”, tha Andi Bushati
Për analistin 12 ministret nuk kanë mëndin të lirë individual dhe as kanë kontribuar në politikën shqiptare më përpara.
“Janë femra të katapultuara nga kryeministri. Janë njerëz me aq pak respekt për veten, njësoj si burrat e asaj qeverie, që e marrin vesh nga televizioni se janë ministre”, u shpreh Bushati.