BallinaAktualitetRritet çmimi i bukës/Qytetarët: Është rritur me 20 lekë, ndikon se nëse...

Rritet çmimi i bukës/Qytetarët: Është rritur me 20 lekë, ndikon se nëse do merrje 1 tani do marrësh…

spot_img
spot_img

Produktet e miellit po kushtojnë më shtrenjtë në xhepat e qytetarëve si pasojë e rritjes së çmimit të miellit në treg. Furrat në Tiranë po i shesin artikujt e tyre me 5 deri në 20 lekë më shumë ndërkohë që ata që nuk kanë ndryshuar çmimin, kanë ulur peshën e bukës. Tregtarët thonë se kjo situatë vjen nga prodhimi i ulët i grurit në vend dhe rritja e çmimit me 600 lekë për KV në tregun ndërkombëtar.

Ndryshimi i çmimit të bukës në shumicën e furrave në kryeqytet pranohet nga qytetarët të cilët shprehin shqetësim për këtë situatë.

Sipas tyre ndryshimi i çmimit të produkteve të furrave ka një ndikim në kostot e përditshme duke shtrenjtuar jetesën.

“Po ka ndryshuar me 1 lekë më tepër. Ndikon se nuk është vetëm buka, 1 lekë është po nga dy bukë në ditë…”

“Ka shkuar buka 1 mijë lekë të vjetra.”-shprehen qytetarët.

Në këtë situatë, duket se ka nisur edhe abuzimi pasi disa furra, sipas qytetarëve nuk kanë ndryshuar çmimin, por peshën e bukës.

‘Madhësia po çmimi ai është, pasha. Ndikon se nëse do merrje 1 tani do marrësh 1:30”.

“Një kile bukë që thonë këta është 1 kilogramë nuk është në asnjë mënyrë. Aty mund të jetë 50-70 gramë.”- shprehen qytetarët

Çmimet kanë ndryshuar edhe te disa produkte të tjera të konsumit të përditshëm.

“Edhe qumështi, edhe kosi 1 lekë më tepër. Në krahasim me një vit më parë ka ndryshuar të gjitha. Mollat, portokalle, makaronat, sheqer, edhe mielli.”

Tregtarët e miellit thonë se shkak për këtë situatë është mungesa e grurit në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar. Sipas tyre kjo situatë mund të ndryshojë vetëm nëse nxitet prodhimi vendas që për këtë vit është reduktuar ndjeshëm në vetëm një muaj.

Marre nga Oranews

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular