BallinaKryesoreTkurrja e Universitetit të Shkodrës me 40%, Helidon Bushati: Katastrofë e vërtetë!...

Tkurrja e Universitetit të Shkodrës me 40%, Helidon Bushati: Katastrofë e vërtetë! Projekt shpopullues i Ramës

spot_img
spot_img

Deputeti i Partisë Demokratike Helidon Bushati ka reaguar më një postim në faqen e tij në facebook për situatën në të cilën ndodhet Universiteti i Shkodrës.

“Universiteti i Shkodrës pëson tkurrjen më të madhe të studentëve në historinë e tij”, shkruan Bushati duke lëshura akuza ndaj qeverisë Rama.

“E ardhmja e vendit është marrur peng nga padija e kësaj qeverisje. Kurrë më shumë se sot, e ardhmja e vendit tonë nuk ka qënë në pikëpyetje”.

Ja postimi i plotë:

Universiteti i Shkodrës pëson tkurrjen më të madhe të studentëve në historinë e tij. Tkurrje me 40% e numrit të studentëve të regjistruar, një katastrofë e vërtetë!

Projektin shpopullues të Edi Ramës për Shqipërinë dhe rrënues për arsimin, po e prek çdo prind, student, mësues dhe pedagog. Shifrat janë këmbana që bien fort, sot është një ditë e trishtë për Universitetin e Shkodrës.

E ardhmja e vendit është marrur peng nga padija e kësaj qeverisje. Kurrë më shumë se sot, e ardhmja e vendit tonë nuk ka qënë në pikëpyetje.

Fjalët e At Zef Pllumit për vitet e errëta të diktaturës janë më aktuale se kurrë:

“Shqipënia e terrorizume kishte ranë në koma, njerëzit e ditun nuk dishin ma kurrgja dhe njerëzit e paditun kishin në dorë gjithçka, atë që nuk dihej.”

Partia Demokratike ka një plan konkret për rikthimin e studentëve në auditore, për një sistem arsimor meritokratik dhe cilësor. Një plan i detajuar që ka marrë vemëndjen e pedagogëve të Universitetit të Shkodrës dhe studentëve. Një plan konkret dhe jo mashtrime e premtime boshe.

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular