BallinaAktualitet"Vend me RREZIK të lartë"/Gjermania rikthen karantinën për shqiptarët, rregullat e reja

“Vend me RREZIK të lartë”/Gjermania rikthen karantinën për shqiptarët, rregullat e reja

spot_img
spot_img

GJERMANI– Shqipëria është rifutur në listën e vendeve më rrezik në shtetin Gjerman. Ministria e Jashtme gjermane e vendosi sërish Shqipërinë në listën e zonave me rrezik të lartë të virusit, kjo pasi Instituti Robert Koch e kategorizoi vendin tonë si me rrezik të lartë. Shkak u bë dita e premte pasi kishte numrin më të lartë në rritje të infektimeve.

Në këtë listë rifuten edhe Serbia, Sri Lanka, Azerbajxhani dhe Japonia. Ky kategorizim ka pasoja për udhëtarët që kthehen nga pushimet.

Udhëtarët e pavaksinuar apo ata që nuk e kanë kaluar Coronën dhe kthehen nga zonat me rrezik të lartë të virusit, duhet për 10 ditë të futen në karantinë, edhe nëse paraqesin një test negativ të Coronës. Vetëm pas ditës së pestë të karantinës, ajo mund të ndërpritet pas një testi negativ. Edhe fëmijët duhet të futen në karantinë. Femijët nën 12 vjeç nuk ka nevojë të bëjnë test të ri pas pesë ditësh karantinë, ajo mbaron për ata automatikisht pas ditës së pestë. Të vaksinuarit dhe të shëruarit mund të mënjanojnë karantinën, nëse paraqesin një dokument të vaksinimit apo shërimit nga Corona.

Përveç karantinës të kthyerit në Gjermani nga zonat e rrezikut duhet të plotësojnë më parë edhe një formular digjital.

Përshtatur nga DW

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular