Fitorja 1-0 ndaj Hungarisë është shumë e rëndësishme për Kombëtaren shqiptare e cila shpreson për një kualifikim të mundshëm në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Menjëherë pas ndeshjes, FSHF ka publikuar një intervistë pikante të Myrto Uzunit dhe Armando Brojës të cilët intervistuan njëri-tjetrin.
Armando Broja – “Jam shumë krenar për këtë fanellë dhe këtë ekip, është një gol me vlerë dhe jam shumë i lumtur për këtë gol. Ngadalë-ngadalë po vazhdoj përpara dhe jam në ritmin e duhur. Myrto Uzuni është lojtar shumë i mirë, luan shumë mirë në ekip, është super lojtar.”
Myrto Uzuni – “Ka qenë një ndeshje e madhe për mua, pasi vija në formën time më të mirë. Këtë e shfaqa në fushën e blertë, jam shumë i lumtur për tre pikëshin edhe vazhdojmë kështu së bashku duke shënuar dhe duke asistuar për njëri-tjetrin”