BallinaKronikeEMRI/U kap në makinë me 1 kg kokainë dhe 39 thika. Zbulohet...

EMRI/U kap në makinë me 1 kg kokainë dhe 39 thika. Zbulohet kush u arrestua dje në Paskuqan

spot_img
spot_img

44-vjeçari i arrestuar në Paskuqan pasi u kap me 1 kg kokainë brenda makinës është Haxhi Mykaj.

Operacioni u zhvillua nga policia e Tiranës ku në rrugën “Azem Galica” në Paskuqan, ndaluan një automjet për kontroll.

Efektivët civilë gjetën një pako me 1.32 kg kokainë dhe 39 thika në automjet. Policia sekuestroi dhe makinën në cilësinë e provës materiale.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Chivas Regal” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta. Sekuestrohen 1 kg e 32 gram me lëndë narkotike kokainë, 39 thika dhe 1 automjet, vihet në pranga poseduesi i tyre.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, si dhe për parandalimin e veprimtarisë së paligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Chivas Regal” në kuadër të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-Haxhi Mykaj., 44 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas u kap në flagrancë në rrugën “Azem Galica” Paskuqan, pasi gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonte, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi prej 1 kg e 32 gramë kokainë dhe 39 thika. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular