Mjeku i njohur kardiokirurg Edvin Prifti, i akuzuar dhe nën hetim nga SPAK për abuzim me tenderat ka reaguar përmes një statusi në “Facebook”, ku ka treguar vlerësimin me një çmim të madh në SHBA
Prifti shkruan se bëhet fjalë për çmimin më të madh botëror të kirurgjisë kardio torakale. Ai thotë se askush nuk e uroi në vendin e tij.
“Përgjigje! Sadisfaksion amerikan ndaj meje dhe vendit tim. Çmimi më i madh botëror i kirurgjisë kardio torakale ku nga gjithë Evropa Lindore dhe Azia e Afërt si dhe gadishulli arabik pas Hungarisë dhe Izraelit, renditet Shqipëria. Çmim që në 70 vjet, jepet një herë në vit dhe USA e ka fituar vetëm dy herë. Në vendin tim s’ma uroi askushi përkundrazi!”, shkruan mjeku Prifti.