Teksa Gjermania po shkon drejt zgjedhjeve parlamentare, konservatorët e Angela Merkel vetëm kanë humbur terre
Këta të fundit janë në nivelin e 26 përqind, kurse CDU/CSU është në nivelin e 20 përqind.
Edhe optimistët më të çmendur në partinë e Merkel nuk besojnë se do ketë ndonjë kthesë.
Pyetja që lind është: me kë do bëjnë koalicion socialdemokratët e Olaf Scholz?
Disa opsione janë në tryezë, por së fundmi gazeta BILD shkruan se mund të kemi sërish një koalicion të madh mes CDU/CSU dhe SPD-së.
Por nëse në 12 vite të bashkëqeverisjes mes dy partive të mëdha në Gjermani, këtë herë do kemi rotacion.
Në krye të qeverisë do të vijë Scholz i SPD, kurse zëvendëskancelar do të jetë Laschet i CDU/CSU.
Gjermania do të vazhdojë me stabilitetin e saj të zakonshëm, kurse skena politike nuk do të pësojë tronditje të madhe.
Megjithatë mbetet akoma kohë për të parë se cili do jetë rezultati.