BallinaKryesorePas 20 vitesh “frikë” nga numri i shqiptarëve/Maqedonia e Veriut po kryen...

Pas 20 vitesh “frikë” nga numri i shqiptarëve/Maqedonia e Veriut po kryen censusin

spot_img
spot_img

Maqedonia e Veriut po regjistron popullsinë e vet për herë të parë pas më shumë se 20 vitesh, kur ky proces është shtyrë me arsye publike nga më të çuditshmet, por jopublikisht për shkak të frikës për numrin real të shqiptarëve në këtë vend.

Enti Shtetëror i Statistikave thotë se procesi ka ecur me ritme të kënaqshme. Zv.drejtori i këtij Enti, Ilmi Selami në një bisedë me Zërin e Amerikës deklaroi se ka pasur përpjeke nga hakerat për të hyrë në sistemin e të dhënave.

“Kjo ishte arsyeja pse patëm probleme në ditët e para. Që dje ishte një ditë e suksesshme, ku kishim 120,000 regjistrime”, deklaroi ai.

Autoritetet nuk kanë dhënë shpjegime se prej nga vinin këto sulme kibernetike.

Opozita maqedonase, e cila në fillim e kundërshtonte censusin për arsye të pandemisë së koronavirusit e më pas nga shqetësimet lidhur me numrat, që sipas saj mund të manipuloheshin nga partitë në pushtet, për momentin është duke heshur. Maqedonia e Veriut është ndër vendet e rralla në Evropë që nuk ka bërë censusin për 20 vjet.

“Të bësh një operacion statistikor që është më i madhi në vend, është vërtetë një periudhë ku çdo shtet e llogarit si të rëndësishme, si diçka festive, si diçka e mirë që po i ndodh shtetit, vetëm tek ne u paraqit një atmosferë e zymtë para se të fillojë regjistrimi, por kjo atmosferë e zymtë nuk u reflektua në realitet edhe gjatë zbatimit praktik në terren. Të bëhet një regjistrim i suksesshëm duhet të gjithë të jemi pjesë e regjistrimit, edhe qytetarët, edhe institucionet që zbatojnë, edhe njerëzit tanë që janë të autorizuar në terren si regjistrues dhe instruktorët rajonal dhe nuk ka asnjë arsye pse mos të jetë kështu, sepse me regjistrimin fitojnë të gjithë, me një regjistrim të dështuar dështojnë të gjithë; Dhe si duket qytetarët nuk i kanë dëgjuar thirrjet e partive politike, grupeve të ndryshme të interesit, duke e ditur se ato po e bëjnë vetëm për arritjet e tyre dhe për pikë në politikë”, deklaroi Selami për Zërin e Amerikës.

Regjistrimi u mundësohet edhe emigrantëve, ku aplikimet bëhen në internet përmes një aplikacioni që prej datës 1 mars të këtij viti. Në këtë aplikacion janë regjistruar, sipas të dhënave, rreth 200 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Në bazë të censusit të fundit, që ishte ai vitit 2002 shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përbënin 25.1 për qind të popullsisë së përgjithshme. Njohësit thonë se për këto njëzet vjet ka pasur mjaft lëvizje demografike, teksa të dhënat e Bankës Botërore flasin për rreth 400 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut të shpërngulur për një jetë më të mirë në dhjetë vitet e fundit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular