Shkrimtari Rudi Erebara, në një intervistë në emisionin “A Shoë” në Syri Tv, deklaroi se mënyra sesi u hoq Berisha nga PD është e rëndë, pasi nuk kishte provë ndaj tij.
Erebara thekson se e gjithë ngjarja brenda PD-së mund të jetë edhe lobi
“Unë s’jam antiamerikan, por jam kundër disa politikave amerikane. Mënyra si u hoq Berisha nga PD, ishte kërcënim superfuqie. PD ka transparencë katastrofike, çdo gjë që ndodh në PD nuk merret vesh qartë. Përjashtimi i Berishës nga PD mund të jetë një lobim. Unë e shikoj si dhunim të të gjithë opozitës, me rezultat dhumë të hidhur. Yuri Kim ka ndërhyrë specifikisht tek opozita, pasi Amerika ka udhëhequr reformën në drejtësi, që është kapur politikisht në të gjitha nivelet. GJK i shpëtoi një vendim pro Teatrit.
Nëse ndërkombëtarët prsh negociojnë me terroristët, ç’do bëjnë shqiptarët. Demokratët e vërtetë janë votuesit më të mirë në botë. Demokratët nuk kanë marrë pronat dhe kanë votuar PD, iu kanë vjedhur pronat e kanë votuar PD-në, janë ish pronarë e kanë votuar edhe ish-komunistët e PD-së, pa punë kanë qenë e kanë votuar Partinë Demokratike. Është hera e parë që ka dalë Sali Berisha kundër Berishës. Nuk mund të largosh Berishën pa asnjë provë, një ish-kryeministër dy herë”, deklaroi Erebara.