Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ditën e sotme (16 shtator) do të zhvillojë takimin e parë me bazën lidhur me vendimin e Lulzim Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së.
Bujar Nishani me anë të një postimi në Facebook ka lajmëruar se do t’i bashkohet demokratëve të vërtetë dhe të ndershëm, sipas tij në orën 18:00.
Nishani bën thirrje për një PD që nuk është peng i regjimit të korruptuar majtist.
“Unë do të bashkohem me demokratët e ndershëm e të vërtetë Sot në Rogner, në 18:00 !
Për një PD të Bashkuar, të Fortë e Fituese !
Jo më PD, Peng i rregjimit të korruptuar majtist !”