Kuvendi është mbledhur pasditen e sotme për të vijuar seancën parlamentare me diskutimet e opozitës lidhur me programin e qeverisë “Rama 3” para se të votëbesohet.
Por në këtë seancë nuk është i pranishëm kryeministri Edi Rama.
Për këtë kryetari i grupit parlamentar Alfred Rushaj i kërkoi kryetares së Kuvendit të ndërpresë seancën deri në momentin kur Rama të jetë i pranishëm.
“Propozoj të ndërpritet seanca, të vijë Rama. Paradite e dëgjuam 2 orë, tani të dëgjojë mendimin e opozitës për propozimet e tij. Të ndërpritet seanca e kryeministri të vijë në seancë”
Nikolla e thërriti dy herë emrin e Bashës, por ai nuk pranoi të marrë fjalën në shenjë refuzimi pasi duhet të jetë I pranishëm Rama në seancë.