BallinaBotaMinistri i jashtëm rus mori dashnoren 60 herë në udhëtime diplomatike

Ministri i jashtëm rus mori dashnoren 60 herë në udhëtime diplomatike

spot_img
spot_img

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, mori dashnoren e tij milionere në të paktën 60 udhëtime diplomatike jashtë vendit. Po ashtu, Lavrov ka financuar stilin e saj luksoz të jetës.

Këto të dhëna dalin nga një raport i ri i ekipit të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.

Sipas Daily Mail, aktorja Svetlana Polyakova ka prej kohësh një marrëdhënie të ngushtë me Lavrov. Ajo është punësuar në Ministrinë e Jashtme që nga viti 2014.

Ajo ka udhëtuar me Lavrov, i cili është i martuar dhe ka një vajzë, në Francë, Itali, Zvicër, Japoni, Singapor, Portugali, Greqi, etj, duke përdorur aeroplanin e Ministrisë së Jashtme.

Disa nga udhëtimet përfshinin pushime luksoze dhe vizita në vila dhe jahte spektakolare.

Dashnorja e Lavrov po ashtu ka rregulluar takime të larta për miqtë dhe familjen e saj brenda Ministrisë së Jashtme dhe është shfaqur në publik edhe në krah të presidentit Vladimir Putin.

Investigimi ka zbuluar se pasuria e Polyakovas arrin një vlerë prej të paktën 13 milion dollarë.

Ajo ka në pronësi të paktën 545 mijë dollarë makina luksoze, përfshi një makinë Mercedes me vlerë 274 mijë dollarë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular