Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Gent Strazimiri ka reaguar më një postim në faqen e tij në facebook për momentet e rëndësishme që ka kaluar Shqipëria nën drejtimin e Sali Berishës.
“Gjithçka së bashku me Amerikën, pasi Amerika kishte çertifikuar me shkrim, me gojë dhe me veprime konkrete lidershipin dhe arritjet e Sali Berishës”, shkruan Strazimiri.
Ai citon në postimin e tij edhe deklaratën e ish Sekretares së Shtetit Klinton e cila tha më 2012 “se do t’ju nxis dhe do t’i tregoj kujtdo që do të dëgjojë se nëse doni të shihni demokracinë e vërtetë në veprim, shkoni në Shqipëri”
Ja postimi i plotë:
* 21 maj 1992 – Sali Berisha firmos antarësimin në KE
* 23 shkurt 1994 – Sali Berisha firmos MK me NATO
* 12 qershor 2006 – Sali Berisha firmos MSA me BE
* 2 prill 2008 – Sali Berisha merr ftesën për NATO
* 1 prill 2009 – Sali Berisha firmos antaresimin NATO
* 15 dhjetor 2010 – Sali Berisha firmos heqjen e vizave
Gjithçka së bashku me Amerikën, pasi Amerika kishte çertifikuar me shkrim, me gojë dhe me veprime konkrete lidershipin dhe arritjet e Sali Berishës “në luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e shtetit demokratik në Shqipëri”.
“Ju shoh juve dhe shoh të ardhmen. Besoj që do të përballeni me sfidat dhe do të rrokni mundësitë e shekullit që kemi përpara.
Dhe, të paktën unë, do t’ju nxis dhe do t’i tregoj kujtdo që do të dëgjojë se nëse doni të shihni demokracinë e vërtetë në veprim, shkoni në Shqipëri.”
Hillary Clinton, Tiranë 8 nëntor 2012.