Britania e Madhe ka bërë disa njoftime të mëdha në lidhje me udhëtimet ndërkombëtare, duke përfshirë thjeshtimin e sistemit të kufizimeve anti-Covid, duke filluar nga tetori dhe heqjen e testeve të PCR për udhëtarët plotësisht të vaksinuar
Sistemi aktual është i ndarë në vende të gjelbra, gri (ku ndodhet edhe Shqipëria) dhe të listuara në të kuqe, secila me kërkesat e veta kur bëhet fjalë për karantinimin, testimin e PCR dhe statusin e vaksinimit. Por nga 4 tetori 2021, do të ketë vetëm një listë të vetme të kuqe.
Për më tepër, udhëtarët e vaksinuar plotësisht nuk do të kenë nevojë të bëjnë një test PCR para se të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar nga vendet e listës jo të kuqe she testi i ditës 2, aktualisht një test i detyrueshëm PCR i marrë pas mbërritjes në Britani, do të zëvendësohet me një alternativë më të lirë
Për javët e fundit, Britania e Madhe ka pasur 62 vende në listën e saj të kuqe. Kjo do të thotë që udhëtarët nga ato vende duhet të kalojnë 11 netë në karantinë hoteli pas mbërritjes atje dhe të bëjnë testet e ditës 2 dhe të ditës 8 me shpenzimet e tyre.
Gjatë verës, këto vende përfshinin destinacione turistike të njohura si Turqia dhe Filipinet.