Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza dhe si rezultat janë sekuestruar 46 doza me lëndë narkotike kokainë.Blutë e kryeqytetit njoftonë se kanë arrestuar një 46-vjeçar mbi të cilin tashmë rëndon akuza “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.
Arrestohet 46 vjeçari në Tiranë, kapet me drogën e paketuar në qese të vogla me ngjyra
“Gjatë kontrollit të çantës të dorës dhe të automjetit të tij, shërbimet e Policisë, gjetën 46 doza me lëndë narkotike kokainë, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 46 vjeç, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve””, njofton policia.