Automjeti që biznesmeni italian Davide Pecorelli kishte marrë me qira u gjet i djegur në Pukë në janar të këtij viti.
Brenda ishte edhe një trup i djegur, por nuk u konfirmua se i përkiste Pecorellit.
Atëherë policitë e dy vendeve, Shqipëri dhe Itali, u ngritën në këmbë për të hetuar mbi ngjarjen e rëndë.
Megjithatë vetëm sot pas 9 muajsh hetime, misteri ka marrë fund dhe vetë biznesmeni u gjet i gjallë në Itali.
Gruaja e tij, mësohet se ka folur me 45-vjeçarin në telefon ndërsa i ati është shprehur: “Mezi pres ta takoj, ta dëgoj se çfarë ka ndodhur”. Pecorelli u gjet në një gomone që u mbyt pranë një ishulli, ne Livorno.