BallinaKronikeMediat greke dhe italiane "nxinë" Shqipërinë me lajme "fake news"! A duhet...

Mediat greke dhe italiane “nxinë” Shqipërinë me lajme “fake news”! A duhet të kërkojnë falje?! (Rastet)

spot_img
spot_img

Sulmet ndaj shqiptarëve nga mediat e huaja është kthyer, tashmë në një trend sapo përmendet emri i shqipërisë të gjitha mediat hidhen në sulm.

I tillë ishte rasti i Davide Pecorelli i cili mund të mund të duket si komplot i një filmi aksion, por kjo është historia e vërtetë e biznesmenit italian. Ai inskenoi vdekjen e tij për të përfituar nga siguracionet. Pecorelli dyshohej se humbi jetën në Shqipëri, pasi automjeti që kishte marrë me qira u gjet i djegur në Pukë, bashkë me sendet e tij dhe mbetje kockore.

Teksa prej 9 muajsh autoritet italiane dhe shqiptare kërkonin se kush e vrau biznesmenin, ai jetonte i qetë në një hotel në ishullin Elba në Toskana, ku kishte ndërruar edhe pamjen e jashtme që të mos identifikohej.

Mediat greke dhe italiane "nxinë" Shqipërinë me lajme

Një tjetër rast i bujshëm që u lakua për muaj të tërë ishte ai i vrasjes së Caroline Cruch në Greqi nga i shoqi Babis Anagnostopolus në shtëpinë e tyre në Glyka Nera. Me gjakftohtësi ai sajoi një grabitje duke i thënë policisë se persona me maska ishin futur në shtëpinë e tyre duke vrarë Carolinën dhe duke varur qenin e tyre në shkallët e banesës.

Në lidhje me këtë vrasje, Babis dhe mediat atje akuzuan shqiptarët, si grabitës të cilë erdhën për të marrë para dhe i vranë gruan në sy të fëmijës.

Mediat greke dhe italiane "nxinë" Shqipërinë me lajme

Mediat greke rreth një muaj rresht nuk pushuan së akuzuar shqiptarët duke i quajtur si vrasës gjakftohtë.  Këto dy raste janë një alarm për botën e gazetaris se si mediat në këto dy shtete ku jetojnë një një shumicë e konsiderueshme shqiptarësh akuzojnë për çdo gjë.

Tashmë në rregullat e gazetarisë duhet ose ta përgënjeshtrosh lajmin ose të kërkosh një ndjesë publike. Edhe pse Greqia dhe Italia janë vende të Bashkimit Europian i kanë harruar të drejtat dhe liritë e njeriut edhe sidomos ndalimin e gjuhës raciste dhe urrejtjes në media./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular