Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje (17 shtator), ku si pasojë një këmbësor ka mbetur i plagosur.
Siç raporton policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
I plagosuri ende nuk është identifikuar, por është transportuar në spital ku po merr ndihmën mjekësore.
“Më datë 17.09.2021, rreth orës 22:50, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues shtetasin E. B, me mjetin me drejtues shtetasin E. Sh. Si pasojë është dëmtuar një këmbësor ende i paidentifikuar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thotë policia.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.