Një ngjarje e regjistruar një natë më parë në kryeqytet ka alarmuar policinë e Tiranës.
Një person rreth moshës 30-vjeçare ka shkuar në komisariatin e policisë nr. 6 në Tiranë ku ka bërë një denoncim ku në deklarimin e tij shprehet se është grabitur dhe marrë peng për disa orë nga disa persona ende të pa identifikuar.
“Nuk e di si kam shpëtuar prej tyre. Ishin diku te 10 persona, prej tyre kishte të armatosur. Janë nga zona e Mamurrasit. Erdhën me makina me xhama të errët. Njëri më drejtoi armën. Pastaj më goditi duke më shkaktuar plagë me qytën e saj në kokë. Nuk dija ç’të bëja. U ndjeva në rrezik”.
Pas denoncimit ai është larguar drejt spitalit pasi ka pasur disa lëndime te vogla.