BallinaKryesoreRed Varaku: Një përpjekje për ta lexuar politikisht atë që po ndodh...

Red Varaku: Një përpjekje për ta lexuar politikisht atë që po ndodh brenda PD

spot_img
spot_img

Nga Red Varaku

Sali Berisha nuk e ka konsideruar aktin e përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD si produkt të presionit amerikan mbi kryetarin e PD, por e ka konsideruar atë si gjest personal të Lul Bashes, i cili sipas tij e ka ndërmarrë këtë hap për interesa të pastra personale.
Gjithashtu, ai e ka akuzuar atë si vegël qorre te Edi Ramës në Partinë Demokratike që duhet larguar sa më parë dhe njëkohësisht ka pretenduar që kjo nuk është ajo që duan shumica e demokratëve .
Ky i fundit një pretendim krejt legjitim duke marrë parasysh peshën dhe rolin e tij si njeriu që shembi komunizmin , qeverisi vendin duke realizuar arritje të jashtëzakonshme dhe avancoi dukshëm proceset e integrimit.
Për të materializuar këtë qëndrim ai ka nisur një levizje përmes së cilës kërkon të vërtetojë pretendimet që ka dhe deri këtu nuk ka asnjë problem, madje kjo është në të drejtën e kujtdo, e jo më liderit historik të PD.
Pjesa tjetër e partisë që përfaqësohet nga lidershipi aktual mendon se pavarësisht gjithçkaje PD mbetet një parti në aleancë dhe partneritet të padiskutueshëm me SHBA dhe se kjo aleancë duhet të mbetet e pacënueshme pavarësisht gjithçkaje.
Për pasojë dhe vendimin e vështirë të përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar nuk e shikon si vendim kundër Berishës, por si një vendim të domosdoshëm për të ruajtur partneritetin me SHBA.
Pra, tashmë aktualisht kemi dy qëndrime të forta brenda PD.
Njëri i përfaqësuar nga pothuajse të gjitha autoritetet zyrtare të PD dhe tjetri i përfaqësuar nga lideri historik Sali Berisha, i cili thotë se ka mbështetjen e shumicës së demokratëve .
Qëndrime që do të materializohen dhe po materializohen fare qartësisht bashkë me mbështetësit e tyre dhe kjo nuk është ndonjë ngjarje e jashtëzakonshme në politikë, sepse ne njohim pafund individë që kanë sfiduar lidershipin e një partie për interesa politike të ideve që ata përfaqësojnë.
Pra, duhet të pranojmë që në thelb kjo është një betejë e pastër politike që lidhet me qëndrimin që duhet të mbajnë demokratët në lidhje me aleatin e tyre historik SHBA dhe natyrshëm secila palë kërkon të ketë sa më shumë mbështetës që të arrijë që të imponojë qëndrimin e saj .
Kështu të gjitha palët janë angazhuar në mbrojtje të qëndrimeve të tyre edhe pse shpesh të egzagjeruara dhe këtu nuk ka asgjë jopolitike. Kjo betejë do të vazhdojë në terma të egzagjeruar deri sa të bëhet e qartë forca reale dhe mbështetja aktuale për gjithësecilin.
Ajo që unë shoh si problematike në kuptimin e të ardhmes dhe peshës politike të PD, është se çfarë do të ndodhë me këtë lëvizje që ka nisur z. Berisha nëse nuk arrin të largojë lidershipin aktual?
Kjo sepse nga përvoja askush deri tani nuk ka arritur të sfidojë partinë e tij deri në pikën sa të krijojë një lëvizje që të ndryshojë status quo-në e lidershipit të partisë dhe kjo jo për shkak të pafuqisë, por për shkak të statutit të kopsitur dinakërisht në favor të lidershipit të këtyre partive.
Më i suksesshmi deri tani që ka arritur t’i imponohet skenës politike përmes një lëvizje të tillë ka qenë vetëm Ilir Meta, por edhe ai e materializoi qëndrimin e tij në një parti politike, e cila e ktheu skenën shqiptare në trepolare.
Pra, a do të ndalet kjo lëvizje nëse nuk e arrin objektivin për të larguar lidershipin aktual të PD apo do të ketë fatin e të gjitha lëvizjeve të tilla, të cilat më pas shndërrohen në parti politike?
Ne opinionin tim në rast se kjo lëvizje nuk e arrin objektivin e saj dhe vendos të mbetet thjesht një fraksion brenda PD , ajo aktualisht po i bën një shërbim të jashtëzakonshëm PD.
Por nëse ajo nuk ndalet dhe vendos të kthehet në parti politike, ajo do ta kërcënonte seriozisht objektivin e PD për të ardhur në pushtet dhe do t’i bënte një shërbim të jashtëzakonshëm kësaj mazhorance dhe një dëm të pallogaritshëm vetë PD.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular