Tre makina janë përfshirë në një aksident masiv në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë.
Në aksidentin e trefishtë janë përfshirë një automjet tip BMw, drejtuar nga në 23-veçar, një makinë Benz, drejtuar nga një 60-vjeçar dhe një Volkswaggen.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesi i Benzit dhe ai i BMË-së, që janë transportuar për në Spitalin e Traumës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, drejtuesja e makinës Volkswaggen raportohet se ka marrë lëndime të lehta. Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e lartë dhe një parakalim i gabuar i 23-vjeçarit me BMW.